Merko: Ne e shfuqizuam vendimin për kishën, atë e solli Gjykata Administrative

Ish kryetari i Strugës Ramiz Merko ka sqaruar situatën lidhur me problemin për kishën në fshatin Oktis të Strugës duke u thënë se atë vendim e ka sjellë Gjykata Administrative.

“Ne e kemi nënshkruar vendimin për kishën, por menjëherë e kemi shfuqizuar atë pas peticionit që morëm nga banorët e fshatit Oktis të cilët ishin kundër ndërtimit të saj. Pastaj kjo çështje kaloi në diskutim në Ministrinë e transportit dhe lidhjeve dhe më pas me vendim të Gjykatës Administrative u dha urdhër për lejimin e ndërtimit të saj. Ne kemi bërë çka është e mundur që situata të mos vijë deri në konflikt, madje para zgjedhjeve kemi ftuar përfaqësues nga të dy komunitetet fetare në këtë rajon, me çka kemi rënë dakord që kjo situatë të zgjidhet me marrëveshje mes tyre”, tha mes tjerash në sqarimin e tij ish kryetari Ramiz Merko.

Merko tha se ai është i gatshëm që personalisht të jetë prezent në bisedime dhe të ndihmojë në zgjedhjen e këtij problemi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button