Komunikacioni pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa

­ Komunikacioni nëpër të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa. Reshje të borës me intensitet të ndryshueshëm vërehen nëpër viset më të larta të vendit, ndërsa në viset më të ulëta ka reshje të shiut. Për shkak të dukurisë së mjegullës, është ulur dukshmëria deri 100 metra në vendkalimet malore Gjavatë dhe Pletvar.

Ende është në rrjedhë ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese në drejtimin rrugor Tetovë­Kodër e Diellit për shkak të mbetjeve të borës në rrugë. Në drejtimin rrugor M.Brod­Prilep R­1303, për shkak të dëmtimit të një pjese të urës së lumit “Sllanska Reka”, ka ndalesë për komunikacion të automjeteve të rënda ngarkuese. Në drejtimin rrugor R 1205 Krupishtë­Probishtip afër fshatit Neokazi, për shkak të dukurisë së çarjeve në korsinë e majtë, shikuar në drejtim të Probishtipit­Krupishtës, komunikacioni po zhvillohet sipas rendit, vetëm nëpër korsinë e djathtë të rrugës.

Vëmendje e posaçme nevojitet në akset të cilat kalojnë nëpër gryka malesh, posaçërisht në akset rrugore Katllanovë­Veles, Mavrovë­Dibër­Strugë, Demir Kapi­Udobë, Koçan­Dellçevë, Vinicë­ Berovë, ku është e mundur dukuria e shembjeve. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Lajme të ngjashme

Back to top button