Mot me vranësira dhe reshje të shiut

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët me kushte për shi të përkohshëm lokal, në male me borë të dobët veçanërisht më shumë në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit. Gjatë ditës do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në katër, ndërsa e ditës prej katër deri në 11 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht i vranët me shi të dobët veçanërisht në orët e hershme të mëngjesit, gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme me erë të dobët veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në tre, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në nëntë gradë Celsius.

Edhe gjatë ditëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli por edhe me kushte për shi të dobët lokal. Temperatura e ditës do të ketë tendencë për rritje.

Lajme të ngjashme

Back to top button