EVN i ‘dogji’ qytetarët me faturat e saj!

Qytetarët ankohen për çmimet marramendëse të faturave të energjisë elektrike të cilat u arrijnë atyre çdo muaj. Sipas tyre punonjësit e EVN-së nuk vinë fare për të kontrolluar orët e rrymës, vetëm vendosin çmim paushall në faturë. Ata shprehen se ankohen pranë EVN-së dhe u thonë se do të rregullohen faturat dhe sërish ndodh e njëjta gjë edhe muajin e radhës.

“Është e tmerrshme kjo që po ndodh. Unë kam ndryshuar vendbanimin dhe në të vjetrin na është ndërpre energjia elektrike, kurse fatura me vjen rreth 4 mijë denarë. Si është e mundur kur vet EVN ka ndërprerë rrymën dhe sërish të sjellë një faturë të tillë”, tha për Portalb, S.G. qytetar.

Nga EVN bëjnë të ditur se konsumatori në çdo kohë mund të kërkojë/ dërgojë kërkesë për korrigjim të faturës dhe do t’i përgatitet faturë e re.

“Të gjithë konsumatorët duhet të jenë të informuar se nëse paraqitet diferencë te konsumi, konsumatori në çdo kohë mund të kërkojë/ dërgojë kërkesë për korrigjim të faturës dhe do t’i përgatitet faturë e re, e cila mund të jetë më e vogël ose më e madhe, në varësi nga vlerësimi i bërë, duke marrë mesataren e konsumit për më shumë muaj. Nëse përsëri konsumatori nuk bën korrigjim dhe tash më ka bërë pagesën e faturës, në faturën e ardhshme do të bëhet shlyerje, që do të thotë se as edhe në një moment konsumatori nuk do të dëmtohet, por do të paguan aq sa ka shpenzuar”, tha Vlera Gjakova, zëdhënëse e EVN-së.

Fatura e rrymës
Fatura e rrymës

Ndërkaq qytetari shprehet se është ankuar dhe fatura i është anuluar, mirëpo e njëjta faturë me të njëjtën shumë i është përsëritur vetëm pas dy muajve.

“U paraqita në EVN lidhur me problemin, që fatura më kishte ardhur shumë kurse rryma është e ndërpre, më thanë që do të korrigjohet dhe një gjë e tillë u bë, dhe tani pas dy muajve sërish më vjen një faturë me të njëjtin çmim si ajo më herët. Si është e mundur kjo? A vetëm në mënyrë paushall fusin çmimin në faturë?”, tha qytetari.

Ankesa për fatura të shtrenjta të rrymës ka gjithmonë e më shumë, kurse nga EVN thonë se EVN bashkëndjenë me të gjithë konsumatorët shqetësimin e faturave, por duhet të jenë të informuar se konsumi i energjisë elektrike rritet dukshëm gjatë sezonit të dimrit, pasi një pjesë e madhe e konsumatorëve ngrohen me rrymë.

“Nuk bëhet fjalë për fatura të larta, eventualisht te disa konsumatorë, ku për çfarëdo arsye nuk janë lexuar njehsorët/aparatet matës, të bëhet astimimi (vlerësimi) ose supozimi i konsumit i cili është në përputhje me rregullat për funrizim me energji elektrike.  EVN bashkëndjenë me të gjithë konsumatorët shqetësimin e faturave, por duhet të jenë të informuar se konsumi i energjisë elektrike rritet dukshëm gjatë sezonit të dimrit, pasi një pjesë e madhe e konsumatorëve ngrohen me rrymë, sidomos në muajin janar i cili u cilësua si muaji më i ftohtë në Republikën e Maqedonisë dhe pas shtrenjtimit të energjisë elektrike në periudhën e verës”, tha Gjakova.

Sa i përket tarifave të larta të rrymës, Gjakova thotë se ato përcaktohen nga Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe se EVN nuk është përgjegjëse dhe nuk përcakton çmimin e energjisë elektrike.

“Çmimet, tarifat dhe struktura tarifore në Republikën e Maqedonisë përcaktohen nga Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRE). Me këtë nënkuptojmë, që EVN nuk është përgjegjëse dhe nuk përcakton çmimin e energjisë elektrike. Gjithashtu, nuk është në kompetencë të EVN-së të përcaktojë tarifat dhe strukturën tarifore. Ndërsa, në përputhje me Rregullat për furnizimin e konsumatorëve tariforë, EVN Maqedoni e ka për detyrë që të bëjë leximin e njehsorëve minimum një herë në vit”, shtoi Gjakova.

Nga ana tjetër si rezultat i pakënaqësisë, qytetarët kanë hapur një faqe në rrjetin social Facebook, të cilën e kanë titulluar “Të gjithë kundër EVN-së”.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Jam tu e pagujt cdo muaj rrymen por jam ne europ punoj atje jetoj me pes antar ketu e mbylli shtepin ktu paguaj me shum se ne austri e cuditshme per nje miuaj paguaj prej 5500 den deri me 7200 denar shtepija e mbyllur ne austri 75 euro per nje muaj me 5 antar ju lutemi @analizoni

  2. Ka 7 vite që kam ndërtuar shtëpin në fshatin pallcisht i poshtër kam bër 3 here lutje për energji elettrike në EVN më vin e pa pranueshme (odbieno) pse linia ësht e dobët ???? Linin kush duhet ta ndroe konsumatori apo shitsi në itali në mal të bëjsh kërkes për energji të regulloin se i dënon në maqedoni së ke as ku të ankohesh rim 30 shtëpi pa energji e pa mundshme kjo nuk ndodh askund në bot edhe në haiti energji elettrike nuk mungon cka me bo???????

  3. Pagujni ju gurbet se kini pare a kto kto e kan pak ket se kur protestojte Izet Zeqiri para EVN askush nuk e perkrahte tash rezulltati eshte si te faktura 10 me 0

  4. Pershendetje
    Pritni kur te pastrohet qeverija qateher do refullojn dhe energjin se evn e ka pru kjo qeveri dhe esht me se normale 5 evn 4per qeveein 1 kosumatori me pagesen del tama
    Kush i ka kontrollu ato or matse jon pregaditme pi nmontim per te vjedh se skan bo ato tvjetrit kto trit jan difitall dhe tmonton kw si u pelqen

  5. Ne e paguajm me para qe kemi fituar me djersen tone por ju djersat e tjeter kujt e keni pak me veshtir se ndoshta e paguni me gjakun e femijve tuaj kur ju gzoheni se cfar na bejn vllezrit e juaj maqedonas ateher suksese edhe me tutje falemderit qe na shprbleni me keto komente por vjen nje dit do te kuptojm te gjith te vertetat e karrikes suaj

  6. Vjedhni sa tmujni. Masi ju kemi zgedh juve zagarve per n qeveri vjedhni. Se per hune ka me ju dal ni dit. Sjeni tu lan sen pa ba e sen pa vjedh ka po sillni vec po vjedhni.

  7. Bojkotoni te gjith tatimet shtetrore apo private te cilat jane te shitura nga shteti.mos paguani asgje .

  8. pershendetje te gjithve
    kisha pas nje lutje qe dikush te mer inicjativ qe te ndalet evn tu na rjep neve tetovave se nuk eshte gje qe ndryshon qdo muja e njejta gje perseritet para pes muajve e ndruan ormatsin e ben digjital te un dhe qe ater ne muaj paguaj 8200 den7200 nuk ndrishon qmimi edhe me dru me nje frigorifer te vogel e bojler e drita aq me ardh ku mu anku se evn ste mer parasish asht shtrejtu rryma stop ma se na rjepen paret e bukes po na mer boll ma nga evn stop stop

  9. EVN- qellimish duket se ka vepru per tna vjedh, qysh kur na ika ndru oret cka i kemi patur me par pa asni paralajmrim, por thjesht sikurse neve tna ikish dhan dikush pa para ato oret cka na i hudhi EVN-ja, asni komenzim sna asht dhen, edhe ne ket moment kontraten kur e kam vu oren [e vjeter] si deshmi mkambet se nukash perdor koh te gjat. Tash paguaj dyfish nga e kaluara. Besoj se do e kuptoni te verteten duke par edhe papunsin e madhe , mos na vjedhni mundi ton.NUKITHON KSAJ DREJTSI.!!!

  10. te na ka ardh faktura 12000 den kena perdor veq nje radiotor , bojler , drita dhe shporet pr kaffe ose dark

Back to top button