Biseda e Mijallkov me Thaçin dhe Xhaferin (Audio)

Partia opozitare maqedonase LSDM ka lëshuar disa incizime në të cilat dëgjohet Sasho Mijallkov duke biseduar me Musa Xhaferin dhe Menduh Thaçin.

Mijallkov me Xhaferin bisedojnë për të kontrolluar Gjykatën Administrative. “Duhet të takohem me Abdulaqim Ademin dhe të shohim pastaj”, thotë zëri i Xhaferit, duke kërkuar një shërbim prej Mijallkovit në Gjykatë Administrative për një rast në Dollnen. Mijalkov i përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese dhe merren vesh të shihen më vonë. Më pas u lëshua edhe një incizim për të cilin LSDM tha se është mes Menduh Thaçit dhe Mijallkovit.

“Kam një kërkesë urgjente. A mund të votoni për ne në KSHZ për Strumicën”, thotë zëri i Mijallkovit. Zëri i Thaçit i garanton se menjëherë do të rregullohet kjo punë. Më pas LSDM lëshoi incizimin e bisedës për të cilën thonë se është mes Thaçit dhe anëtarit ët KSHZ-së Bedredin Ibrahimi, ku kërkon që Ibrahimi të votojë në favor të VMRO-DPMNE-së. “Jemi marrë vesh me këta…”, i ka thënë Thaçi, bashkëpartiakut të tij Bedredin Ibrahimi.

Dëgjoni nga minuta 1.40

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Ma torollaka se mileti jone nuk kam.pa deri tani!?
    Merren me fjale te kota a nuk i shohin shkatrimwt ne Arsim, financa, ekonomi, ndertumtari, arkitekture, infrastrukture , shkatrim te bizneseve, burgosje, vrasje etj etj. Etj.
    jemi shume naiva dhe injoranta.
    Me vjen shume shume keq pae me duhet ta pranoj se si jemi.

Back to top button