Inspirim për miliona njerëz: Ja si bëhet gati kjo vajzë (Video)

Vajza franceze është bërë inspirim për shumë njerëz pasi ka postuar online një video të saj duke u bërë gati, teksa ka marrë miliona shikime.

E veçanta e Manon Slomkowski është se ajo kryen nevojat e saj me vështirësi pasi krahu i saj i majtë është paralizuar si shkak i një aksidenti me biçikletë në vitin 2014.
“E kam mësuar veten të bëj të pamundurën për t’ia dalë mbanë dhe për të gjetur zgjidhje”, ka thënë ajo për Huffington Post.

“Jetoj me dhimbjen, dhe kjo është si fizike dhe morale. Trupi im është i rëndë dhe lodhet më shpejt se i një njeriu normal”, ka shpjeguar Manon.

Lajme të ngjashme

Back to top button