Anulohet takimi SHBA-Shqipëri, Donald Lu takim me Ramën në Kryeministri

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, zhvilloi sot paradite një takim me kryeministrin Edi Rama.

Ky takim vjen një ditë pasi Ambasada amerikane anuloi një takim të grupit të miqësisë SHBA-Shqipëri. Takimi është zhvilluar në Kryeministri, ndërkohë që nuk janë dhënë detaje rreth tij.

Doald Lu ka shkuar në zyrën e Ramës, një ditë pas anulimit të mbledhjes së grupit të Miqësisë SHBA-Shqipëri, për të cilën mendohet se është zhvilluar edhe takimi.

Zyrtarisht nuk ka asnjë deklaratë për anulimin e këtij takimi, por raportohet se SHBA-të ka qenë kundër prezencës së dy deputetëve në këtë grup, të cilët, sipas ambasadës, kanë një të kaluar problematike.

Ndërkohë grupi i Miqësisë, Shqipëri-SHBA shënon edhe rekordin e anëtarësisë së deputetëve në krahasim me grupet e tjera të miqësisë. Janë 39 deputetë nga të gjitha forca politike ishin të ftuar të merrnin pjesë në këtë grup parlamentar. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button