Horoskopi ditor, e shtunë 12 dhjetor 2020

Dashi

Tregohuni sa me te kujdesshëm qe te mundeni gjate kësaj dite sepse ne te kundërt situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret do jene shume te ndjeshëm ndaj çdo ftese qe do ju behet dhe ka shume gjasa qe te mund te fillojnë një lidhje. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur dhe do mund te kryeni te gjitha investimet qe keni dëshiruar.

Demi

Dite e këndshme për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do dini çfarë hapash te hidhni dhe gjerat do ju ecin për mrekulli. Beqaret do jene disi te përhumbur dhe do humbasin disa mundësi te mira. Do pendohen shpejt, por ka rrezik te mos ketë një kthim mbrapa. Ne planin financiar do jeni shume te kujdesshëm dhe nuk do bëni asnjë gabim. Situata do vije duke u përmirësuar.

Binjaket

Do ndiheni me te vetmuar se kurrë me pare gjate kësaj dite sepse partneri do jete I ngarkuar me pune dhe nuk do ju kushtoje vëmendjen e duhur. Beqaret bëjnë mire te mos i hedhin sytë tek personat qe kane një lidhje sepse do lëndojnë veten. Ne planin financiar ka rrezik te lindin probleme te  njëpasnjëshme. Do jete e vështirë t’ia dilni mbanë vete kështu qe bëni kujdes.

Gaforrja

Neptuni do ndikoje pozitivisht gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe me shume gjase gjithçka do ece për mrekulli. Do i zgjidhni madje edhe disa probleme te se shkuarës. Për beqaret priten ndryshime rrënjësore. Bëhuni gati sepse gjerat me te veçanta do ndodhin ne mesdite. Gjendja e financave do jete goxha e qëndrueshme. Do dini sa te shpenzoni dhe sa para te hiqni mënjanë.

Luani

Do keni planetët aleate te forte ne jetën sentimentale sot dhe çdo gjë do ju ece për mrekulli ju te dashuruarve. Shfrytëzojeni çdo sekonde sepse dite te tilla vijnë rralle ne jete. Beqaret duhet t’ia shprehin sa me pare pëlqimin një personi sepse po priten edhe pak dikush tjetër do tregohet me i shkathet. Ne planin financiar bëni mire te mos luani me zjarrin sepse do digjeni.

Virgjeresha

Do ndiheni mjaft mire ne lidhjen qe keni krijuar dhe do bashkëpunoni për gjithçka me partnerin. Ne disa momente emocionet do jete me te forta nga sa e kishit menduar. Beqarët do realizojnë takime vendimtare te cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë te ardhmen. Ne planin financiar situata do jete e ekuilibruar dhe nuk do keni aspak probleme kur te shpenzoni.

Peshorja

Dita do filloje e qete sot për ju te dashuruarit, por ne orët e pasdites dikush do ndërhyjë dhe do ju sjelle mosmarrëveshje te njëpasnjëshme. Beqaret do përjetojnë kënaqësi te njëpasnjëshme fale disa personave qe do i joshin ne çdo moment. Ne planin financiar duhet te tregoheni te arsyeshëm sepse ne te kundërt mund te përballeni me vështirësi dhe probleme te mëdha.

Akrepi

Do bashkëpunoni gjate gjithë kohës sot me atë qe keni ne krah dhe marrëdhënia ne çift do jete e ngrohte. Do ndani çdo ide dhe mendim dhe do bëni me te mirën për te dy. Beqaret nuk duhet te mërziten edhe nëse nuk e gjejnë sot princin e kaltër. Çdo gjë është e shkruar dhe do ndodhe ne momentin e duhur. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe situata do jete me e mire.

Shigjetari

Do jeni entuziaste dhe gati për çdo lloj aventure sot ju te dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do jete emocionuese dhe do merrni vesh për çdo gjë. Beqaret nuk duhet te shohin vetëm pamjen e jashtme te dikujt sepse mund te lëndohen pa mase me vone. Perspektivat financiare pritet te jene te mira. Do jeni te matur me çdo shpenzim qe do kryeni dhe gjendja do jete e kënaqshme.

Bricjapi

Dite aspak e keqe kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje, përkundrazi ne shume momente do përjetojnë kënaqësi te mëdha. Mire është qe te mos bëni asnjëherë asgjë pa folur me atë qe keni ne krah. Beqaret do e kenë mendjen gjetiu dhe nuk do mendojnë për dashurinë. Ne planin financiar nuk do keni vështirësi te mëdha nëse tregoheni te kujdesshëm.

Ujori

Te dashuruarit do kalojnë momente te kënaqshme me partnerin e tyre dhe do duan te mos ndahen asnjë çast prej tyre. Beqaret do kenë disa takime interesante dhe me shume gjase do e fillojnë një lidhje emocionuese. Ne planin financiar duhet te tregoheni me te matur se kurrë dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme. Disa familjare do ju ndihmojnë ne çdo çast.

Peshqit

Dite pasionante kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Çdo çast do jete fantastik dhe here pas here do ju duket vetja sikur jeni mbi re. Beqaret do jene te vendosur ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë dhe do ja arrijnë qëllimit. Ne planin financiar do keni tronditje te vogla, por qe do i kaloni shpejt fale maturisë dhe perkujdesit qe do tregoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button