Sa është e gjatë rruga deri në Mars?

Në qoftë se do të dëshironi ta vizitoni planetin e kuq, sa në të vërtetë duhet udhëtuar? Përgjigjja varet nga një numër gjërash, duke filluar nga pozita e planetit e deri te teknologjia, e cila do t’ju çojë deri atje. Për të përcaktuar gjatësinë e rrugës deri në Mars, së pari duhet të dimë sa është distanca ndërmjet dy planeteve.

Marsi është planeti i katërt nga dielli dhe i dyti më i afërm i Tokës (më e afërta është Afërdita). Distanca ndërmjet dy planeteve, ndërkaq, ndryshon vazhdimisht deri sa ata udhëtojnë rreth Diellit. Në teori, më së afërmi që Toka mund t’i afrohet Marsit është kur Marsi është më së afërmi Diellit (periheli), e Toka në pikën në të cilën në udhëtimin e saj është më së largu nga dielli (afeli). Në këtë rast planetet do të ishin larg njëra-tjetrës vetëm 54,6 milionëkilometra. Planetet kanë qenë më së afërmi në vitin 2003, kur janë gjetur në vetëm 56 milionëkilometra distancë.

Dy planetet janë më së largu njëra-tjetrës kur të dyja janë më së largu nga Dielli, në anë të kundërta të yllit. Në atë pikë mund të jenë larg 401 milionë kilometra. Distanca mesatare ndërmjet dy planeteve është 225 milionë kilometra. Drita udhëton më shpejtësi prej afërsisht 299 792 km në sekundë. Prandaj, dritës nga sipërfaqja e Marsit i duhet kjo sasi e kohës për të arritur deri në Tokë:

– kur Marsi e Toka janë më së afërmi: 182 sekonda apo pak më shumë se 3 minuta

– kur janë më së largu: 1342 sekondaapo pak më shumë se 22 minuta

– mesatarisht: 751 sekonda apo pak më shumë se 12,5 minuta

Fluturakja më e shpejtë e lansuar nga Toka është misioni i NASA-s New Horizons, udhëtimi i së cilës është drejtuar kah Plutoni. Në janar të vitit 2006 sonda e ka lëshuar Tokën me shpejtësi prej 58 000 km në orë. Koha e cila kësaj sonde do t’i duhej të arrijë në Mars do të ishte:

– kur është Marsi më së afërmi: 942 orë (39 ditë)

– kur është më së largu: 6944 orë (289 ditë)

– mesatarisht: 3 888 orë (162 ditë)

E pastaj gjërat komplikohen…

Problem me llogaritë e mëparshme është se ato e masin largësinë ndërmjet dy planeteve si vijë të drejtë. Pos kësaj, llogaritë supozojnë se planetet mbesin në largësi të njëjta dhe se, për shembull, kur sonda të jetë lansuar nga Toka në kohën deri sa dy planetet janë më së afërmi, Marsi do të mbetet në të njëjtën distancë plot 39 ditë, sa i duhet sondës të arrijë deri te ai.

Në realitet, planetet vazhdimisht sillen nepër orbitën e tyre rreth Diellit. Inxhinierët duhet të llogarisin orbitën ideale për dërgimin e fluturakes kozmike nga Toka deri në Mars. Faktor vendimtar gjatë zgjedhjes nuk do të jetë vetëm sasia optimale e karburantit të shpenzuar dhe largësia. Si lojtari i pikados, i cili e hedh shigjetëzen drejt cakut të lëvizshëm, ata duhet të llogarisin se ku do të jetë planeti kur të arijë fluturakja, sepse ai nuk do të jetë më në vendin e njëjtë, në të cilin ka qenë kur fluturakja e ka lëshuar Tokën.

Fluturakja po ashtu duhet të ngadalësojë kur të hyjë në orbitën e Marsit për të mos e huçur destinacionin.

Sa do të zgjasë rruga deri në Mars varet nga cilat pozicione në orbitat e tyre kanë qenë planetet në çastin kur misioni është lansuar. Varet po ashtu edhe nga shkalla e zhvillimit teknologjik të sistemit për propulzion. Ja sa kanëzgjatur fluturimet e disa misioneve historike, të cilat kanë arritur deri te planeti i kuq. Për perspektivë më të mirë, është përfshirë edhe koha e lansimit:

Mariner 4, fluturakjae parë nëMars (1964),fluturimi: 228 ditë

Mariner 6 (1969)fluturimi: 155 ditë

Mariner 7 (1969, fluturimi): 128 ditë

Mariner 9, fluturakjae parë në orbitën e Marsit (1971): 168 ditë

Viking 1, fluturakjae parë e cila ka aterruar nëMars (1975): 304 ditë

Viking 2 Orbiter/Lander (1975): 333 ditë

Mars Global Surveyor (1996): 308 ditë

Mars Pathfinder (1996): 212 ditë

Mars Odyssey (2001): 200 ditë

Mars Express Orbiter (2003): 201 ditë

Mars Reconnaissance Orbiter (2005): 210 ditë

Mars Science Laboratory (2011): 254 ditë./infoglobi

Lajme të ngjashme

Back to top button