Argjend Amiti, mes modës dhe futbollit

Mjaft simpatik dhe me një trup thuajse perfekt. Ky është 18 vjecari me origjinë nga Tetova, por që jeton në Zvicër, Argjend Amiti.

Djaloshi që i vogël ka qenë shumë i kërkuar nga agjensitë e modës atje, ndërsa tash po e ndërthur bukur botën e modës ku thotë se i pëlqen dhe se secili tregon edhe karakterin duke u veshur bukur, por dhe futbollin që e ka pasion të madh, këtë të fundit të trashëguar edhe nga babai i tij i njohur në futboll, Sahim Amiti.

Babai i Argjendit njëkohësisht është edhe shef i gastronomisë në aeroportin e Zurihut, por punon edhe si menaxher i futbollistëve profesionalë.

Ndërsa Argjendin me siguri një ditë do ta shohim në fushën e blertë si më të mirin, por edhe në pistat e modës si më të kërkuarin, ndërkohë mësojmë se djaloshit i pëlqen shumë këngëtarja Elvana Gjata dhe reperi Noizy që kur ka kohë e ku ata këndojnë ai shkon i ndjek dhe i takon./BS/

Lajme të ngjashme

Back to top button