SHBA: Një polic vret një njeri me ngjyrë

Një polic i bardhë nga rajoni i Atlantës ka qëlluar një afroamerikan të paarmatosur, siç duket me sëmundje psikike, i cili lakuriq ka lëvizur rreth bllokut banesor ku ka jetuar, kumtoi shefi i policisë në qarkun Dekab, në shtetin Xhorxhia, transmetuan mediet britanike.

Polici i cili ka jetuar në ndërtesën e njëjtë është paraqitur me thirrjen e fqinjit të tij i cili i ka kumtuar se një burrë “i cili duket si me çrregullime psikike, ka shëtitur lakuriq dhe ka trokitur nëpër dyer”.

Sipas deklaratave të shefit të policisë, Sedrik Aleksander, polici e ka gjetur fqinjin lakuriq në parkingun e ndërtesës. Më pas njeriu me ngjyrë e ka sulmuar dhe polici e ka paralajmëruar që të ndalojë ndërsa ky nuk e ka dëgjuar dhe dy herë e ka qëlluar me armë.

“Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur armë të tjera”, tha Aleksander në konferencën për shtyp.

Ai nuk e identifikoi njeriun e vrarë me ngjyrë, por “Nju-Jork tajms” shkroi se bëhet fjalë për 27-vjeçarin, Entoni Hill.

Për këtë rast është interesuar edhe byroja shtetërore për hetim.

Lajme të ngjashme

Back to top button