Kroacia përkrahë anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Kroacia përkrahë anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat evroatlantike dhe në këtë drejtim do të ofrojë partneritet të ngushtë. Ky mesazh doli sot nga takimi në Zagreb midis zëvendëskryeministrit për evrointegrime të Maqedonisë, Fatmir Besimi dhe ministres kroate për punë të jashtme dhe [ështje evropiane, Vesna Pusiç. 

Besimi dhe Pusiç theksuan se bashkëpunimi midis dy vendeve është konfirmuar me nënshkrimin e disa marrëveshjeve bilaterale, përfshirë këtu edhe Marrëveshjen e Partneritetit Euro-Atlantik. 

“Përvoja kroate do të jetë e mirëpritur në procesin e harmonizimit të legjislacionit nacional me legjislacionin e Bashkimit Evropian, veçanërisht në kapitujt ku Kroacia k? ndërtuar ekspertizë të konsiderueshme”, theksoi zëvendëskryeministri Besimi.

Gjatë vizitës, zëvendëskryeministri Besimi, realizoi takim edhe me kryetarin e Bashkisë së Zagrebit, Milan Bandiç. Gjatë takimit, në një atmosferë miqësore u shkëmbyen përvojat rreth efekteve që ka pasur procesi i integrimit evropian në zhvillimin e qytetit të Zagrebit, si dhe aktivitetet e ndërmarra në përmirësimin e gadishmërisë, multikulturalizmit, respektimin e  dallimeve si dhe pjesëmarrjen dhe përgjegjësinë e bashkësive të ndryshme etnike që jetojnë në Zagreb në zhvillimin e qytetit.

Zëvendëskryeministri Besimi u takua edhe me komunitetin maqedonas dhe shqiptarë, që jetojnë dhe veprojnë në Republikën e Kroacisë. Besimi i njoftoi të pranishmit me ndodhitë e fundit në Maqedoni si dhe për përpjekjet dhe progresin që bën vendi në procesin e integrimit evropian.  Si pjesë e vizitës, në orët e pasditës, zëvendëskryeministri Besimi do të takohet edhe me Presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviç, me të cilin pritet të diskutojë rreth përvojave, bashkëpunimit dhe mbështetjes së Republikës së Kroacisë për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button