Apple shet mbi 700 milionë iPhone

Apple është një kompani e cila ka arritur të zërë një vend të rëndësishëm në tregun e telefonave. Modelet e reja të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus janë telefonat më të popullarizuar të Apple deri më sot, të cilët janë shitur shumë më shumë sesa modelet e tyre paraprake që nga debutimi i tyre zyrtar në treg.

Kompania bën me dije se ka arritur që të shesë mbi 700 milionë njësive të iPhone, që nga iPhone i parë që debutoi në tregun global në vitin 2007.

Apple gjithashtu e ka konfirmuar se ‘çdo markë e madhe e makinave” tani ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë për shërbimin e saj të ri të integruar në makina – CarPlay për Apple iPhone.

Lajme të ngjashme

Back to top button