Dëmtimi i Canës tremb De Biasin

Zëvendësimi i parakohshëm i Lorik Canës në sfidën hapëse të Serisë A Lacio – Udineze, ka qenë një lajm i keq për stafin teknik të Kombëtares Shqiptare vetëm 10 ditë para eliminatores me Slloveninë në transfertë.

Arsyea është thjeshtë: 30-vjecari nuk doli në fushë në fillim të pjesës së dytë për arsye dëmtimi.

Më shumë detaje rreth gjendjes fizike të Canës jep mjeku i skuarës së Lacios, Stefano Salvadori, sipas të cilit mbrojtësi shqiptar dyshohet se ka pësuar tërheqje muskulore.

Cana është paraqitur këtë të Hënë në Formello, në qendrën stërvitore të Lacios ku ka qëndruar nën kujdesin e mjekëve, për të shmangur komplikacionet e mëtejshme në pulpë, ndërsa një përgjigje më e saktë për shkallën e dëmtimit do të merret pas rezonancën manjetike.

Zhvillimet në kampin lacial sa i përket dëmtimit të Canës i ndjek me shumë interes edhe trajneri I përfaqësueses kuqezi Xhan De Biazi, për të cilin mungesa e mundshme e kapitenit në transfertat me Slloveninë dhe Islandën, që do të zhvillohen me 6 dhe 10 Shtator në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2014, do t’I prishte shumë punë.

Cana i mungoi Shqipërisë në sfidën e “Qemal Stafës” me Norvegjinë për arsye pezullimi, ndërsa në miqësoren me Armeninë, e fituar 2-0 nga kuqezinjtë, mbrojtësi I Lacios u aktivizua për një pjesë lojë.

Lajme të ngjashme

Back to top button