MPB me lëndë të re kundër Zaevit

Përderisa më këto momente në sallën Univerzale opozita maqedonase shpalos bombën e tetë, Ministira e Punëve të Brendshme po mban një konferencë për shtypë.

Zëdhënësi Ivo Kotoevski njoftoi se ndaj Zoran Zaevit është krijuar një lëndë e re për mitëmarrje, 200 mijë euro.

Zaev sipas MPB-së dyshohet se ka kërkuar 2 euro për metër katror për një parcelë e cila është 100 mijë metra katror me çka Zaev ka marr mitëmarrje prej 200 mijë eurove.

Sipas MPB-së, veprën penale Zaev e ka kryer në nëntor të vitit 2013.

Ende nuk dihet nëse pas kësaj MPB do të urdhërojë arrestimin e  Zaevit.

Lajme të ngjashme

Back to top button