fbpx

Renova nuk njeh kundërshtarë

Renova ka vazhduar serinë e fitoreve në Ligën e Parë, ndërsa kësaj radhe ishte ekipi i Bregallnicës i skuadër kjo që po udhëhiqet nga ish-trajneri i Renovës Vllatko Kostov.
Izari Emini ishte trimi i Renovës i cili shënoi dy golat e ekipit të tij, e cila mori tri pikë të reja në fitoren 2:1. Izairi golin e parë e shënoi në minutën e 9-të, ndërsa katër minuta më vonë shënoi për 2:0. Zdravkov në minutën e 40-të pjesës së parë arriti të ngushtoj diferencën në 2:1. Të përmendim edhe atë se kjo fitore e Renovës është edhe me më shumë vlerë, pasi nga minuta e 25-të luajti pa mbrojtësin Mecinoviq, i cili u ndëshkua me karton të kuq.

Në ndeshjen tjetër Vardari ka mundur Metalurgun me rezultat 2:1, duke vazhduar të mbetet lider i tabelës me 44 pikë. Nesër luhet edhe dy ndeshje tjera, ku takohen Shkëndija – Pelisteri dhe Sileksi – Teteksi. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button