Vëllazërimi barazon, Drita u shfry te kërçovarët

Sot janë luajtur ndeshjet e mbetura të Ligës së Dytë të Maqedonisë, ku ka spikatur fitorja e lartë e skuadrës së Dritës së Bogovinës ndaj Napredokut 5:0. Edhe pse ndeshja ishte zhvilluar në terren shumë të vështirë, vendasit nuk kanë kursyer mysafirët nga Kërçova duke shënuar pesë herë përmes Florim Abazit, Liridon Iljazit, Driton Zejadinit, Valmir Jonuzit dhe Besar Hakikit.

Vëllazërimi në cilësinë e vendasit nuk ka arritur të marë një barazim pa gola në duelin me “Skopjen”, duke bërë që të largohet edhe më shumë nga pozitat që i mundësojnë të shpresojë në inkuadrim në Ligën e Parë. Euromilku ka pësuar disfatë nga Makedonija GJ.P. në derbin e Shkupit, ku në këtë ndeshje u shënuan dy gola nga mysafirët e Gjorçes.

Nesër pritet të kompletohet xhiroja e 16-të me ndeshjen e fundit Kozhufi – Mlladost CD. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button