fbpx

Bomba e tetë: Ja se çfarë bëri VMRO për ti fituar zgjedhjet (VIDEO)

Zoran Zaev në Sallën Universale në Shkup në praninë e shumë gazetarëve dhe qytetarëve ka publikuar bombën e tetë me radhë. Fillojnë të zbardhen të dhënat si janë falsifikuar lejet e njoftimit.

Ministrja e punëve të brendshme Jankullovska flet për atë si të bëhen lejet e njoftimit për zgjedhjet.

Ministri i transportit Mile Janakievski në bisedë me një person bëjnë plane për vjedhje të materialit votues nga KSHZ.

Janakievski në bisedë me shefin e inteligjencës Sasho Mijallkov pranon se kanë vjedhur materialin votues për të parë kush ka votuar dhe e kanë vendosur në qese të zeza e kanë fshehur në një vend të mbyllur.

Amdi Bajram ka përdorur të gjithë të vdekurit për të votuar në emër të tyre për partinë e tij.

Jankullovska në bisedë me Stavreskin pranon se jo gjykata por VMRO vendos cilët vende zgjedhore do të shpallen të pavlefshme.

Jankullovska në bisedë me Stavreskin pranon se VMRO bën punë të pista që as atyre nuk u pëlqen.

Pendarovski: Kreu shtetëror ka përgjuar mbi 20 mijë njerëz që ka menduar se janë të rrezikshëm për të

Kandidati për president, Stevo Pendarovski thotë që të gjithë qytetarët duhet të dalin të mbrohen nga armiku i vetëm i Maqedonisë e ajo është Qeveria e Maqedonisë.

“Kreu shtetëror ka përgjuar mbi 20 mijë njerëz që ka menduar se janë të rrezikshëm për të. Edhe ndërkombëtarët na përkrahin në argumentet tona dhe thonë që jetojmë në diktaturë.Vjen një kohë kritike, regjimi ka rënë në gjunj por nuk kemi ngadhënjyer mbi të, duhet së bashku të gjithë të mblidhemi për ti rrëzuar nga pushteti njerëzit me hipoteka se ata s’mund ta udhëheqin këtë shtet”, deklaroi Pendarovski.

Janakievski urdhëron: Të votojnë ushtarët për VMRO përndryshe s’do të jenë më ushtarë!

Jankullovska lejon që mos intervenohet në raste kur në terren veprojnë mafiozët e VMRO së bashku me shefin e kabinetit të kryeministrit Gruevski, Martin Protugjer.

Në bisedë të Janakievskit me ministrin e drejtësisë Nikolla Todorov zbulohet si VMRO ka ndalur liftet nëpër ndërtesa për mos të votuar të vjetrit për LSDM.

Jankullovska në bisedë me sekretarin e Qeverisë, Kiril Bozhinovski bëjnë plane si do ia djegin kafenenë dhe do e lënë pa asgjë një inspektor policie që qenka për LSDM.

“U bëj thirrje te gjithëve pa marrë parasysh a jeni maqedonas, shqiptar, romë, turk… së bashku ta çlirojmë Maqedoninë” tha sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasovski.

Janakievski urdhëron të jepen shuma marramendëse të parave për kompanitë turistike që sollën diasporën të votojë.

Janakievski shantazhon drejtpërsëdrejti firmat që punojnë në Ohër e s’janë LSDM. Të njëjtën e bën edhe me firmat e huaja.

Në bisedat e funksionarëve dëgjohet si keqpërdoren të dhënat nga Telekomi për nevoja të policisë.

Sasho Mijallkov në bisedë me Musa Xhaferrin flasin për rastin e vendvotimeve në Dollnen për ndërhyrje në gjykatën administrative.

Thaçi i thotë Mijallkovit: Çka mërzitesh, unë jam këtu për ty deri në vdekje.

Në bisedë mes Thaçit dhe Mijallkovit dëgjohet si Mijallkovi urdhëron Thaçin i cili menjëherë pranon të ndërhyjnë në KSHZ përmes Bedredin Ibrahimit të PDSH për rastin e votimeve në Strumicë  që ai të votojë për VMRO-në ndërsa VMRO voton PDSH-në  në Çair.

Thaçi më pas menjëherë urdhëron Ibrahimin të veprojë dhe ky i fundit pranon.

Sheqerinska: Maqedonia është ajo që duhet t’ua tregojë derën atyre në Qeveri

“E keqja nuk do të kalojë vetëm ashtu, Maqedonia është ajo që duhet t’ua tregojë derën atyre në Qeveri, atyre të korruptuarve, ”, deklaroi Shekerinska.

“Mos të lejojmë të na shkelin, të na frikësojnë, Maqedonia është më e fortë dhe më e mençur se sa mendon kjo Qeveri. Ne sot jemi të bashkuar pa marr parasysh etninë, fenë dhe librezën partiake. Maqedonia e lirë është Maqedonia e vërtetë Evropiane”, tha Shekerinska.

Janakievski direkt përzë nga puna njerëz që nuk sjellin votues për VMRO.

Sasho Mijallkov është shumë i gëzuar që një grua qan se është thirrur të punojë te ai.

Dëgjohet se si Mile Janakievski kërkon nga ministrja e kulturës Elizabeta Kamçevska Milevska të ndërpre 3 mijë euro që ju jepen familjes së Toshe Proevskit, sepse nuk kanë votuar për VMRO-DPMNE-në.

Zaev: Tentuan të ma bëjnë të njëjtën si Lube Boshkovskit!

Gruevski dhe bashkëpunëtorët dëshironin të më bëjnë kurth por nuk ia arritën, deklaroi Zaev.

“Kjo qeveri nuk ka legjitimitet, kjo qeveri nuk është Qeveri e Republikës së Maqedonisë. Kërkojmë nga kryeministri Gruevski menjëherë të jep dorëheqje, kërkojmë që prokurori publik Marko Zvrlevski menjëherë të jep dorëheqje, kërkojmë nga drejtuesit e RTVM-së që të japin dorëheqje, dhe kërkojmë qeveri teknike për të organizuar zgjedhje të menjëhershme parlamentare” , deklaroi Zaev.

Zaev kërkon nga qytetarët e Maqedonisë që mos të bien pre e intrigave të qeverisë dhe njëherit apeloi që mos të ketë destabilizim.

11064464_345388985670447_1583737570_o

11065602_345373602338652_300795291_o

11064247_345355342340478_1844271388_o

19:00 Në sallën universale në Shkup një numër i madh i qytetarëve dhe gazetarëve janë grumbulluar në pritje të bombës së tetë të Kryetarit të Opozitës Zoran Zaev.

Numri i madh i qytetarëve shihet të qëndrojnë jashtë sallës universale ku janë vendosur edhe zërues dhe video transmetues.

Jashtë vërehen forca të shumta policore.

Zaev do të prezantojë të dhëna për vjedhjen dhe falsifikimin e zgjedhjeve

 

11064449_345357389006940_1005073985_o

11064059_345356542340358_399219129_o

 

LEXO MË SHUMË

BOMBA  1: Gruevski ka përgjuar edhe Ali Ahmetin, Rufi Osmanin dhe Menduh Thaçin (VIDEO)

BOMBA  2: VMRO- DPMNE dhe BDI kanë montuar vendime gjyqësore (VIDEO)

BOMBA  3: Latas, Mijallkov dhe policia montuan burgosjen e Lube Boshkovskit (AUDIO) 

BOMBA  4: Gazetarët nën “tytën” e Mijallkov dhe bandës qeveritare (VIDEO)

BOMBA 5: Plani i Gruevskit për hakmarrje ndaj Canoskit, rrëzim ndërtese.. (VIDEO)

BOMBA 6: Gruevski si i çmendur dhe në mënyrë antiligjore harxhon paratë e kredive dhe të shtetit (VIDEO)

BOMBA 7: Zaev zbardh manipulimet dhe shantazhet e Qeverisë gjatë zgjedhjeve (VIDEO)

Tags

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. J0 vetèm VMro , por edhe Bdi te Shqiptaret. Krejt me duket se Lsdm e mbron Bdi qe ta kete per vehte!?
    Mjere Mileti edhr nja 15 vjete tjera ne mjerrim. Na kane marre perpara dhe na e fudin si te ken qejf, herè Vmro e here Lsdm. Ata e ndertojne shtetin , ndersa ne rrenohemu dhe fundosemi si Milet.

Back to top button
Close