Nënshkruhet kontrata për rekosntruimin e stadiumit të qytetit në Tetovë

Komuna e Tetovës dhe Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM), nënshkruan sot, kontratën për fillimin e rekonstruimit të stadiumit të qytetit të Tetovës.

Në prezencën e mediave, kjo kontratë u nënshkrua mes kryetares së komunës së Tetovës, znj.Teuta Arifi dhe presidentit të federatës së futbollit Ilço Gjorgjoski. Lëndë e kësaj Kontrate është rregullimi i raporteve të ndërsjella ndërmjet palëve kontraktuese në lidhje me rekonstruimin e stadiumit të futbollit dhe revitalizimin e terrenit të futbollit në kuadër të stadiumit të futbollit, duke vendosur ndriçim me reflektor të stadiumit si dhe shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe ekonomizimin e saj. Pas këtij nënshkrimi u vizitua edhe stadiumi, ku mes tjerash  Arifi theksoi: “Tetova njihet si qytet i futbollit ngase në të garojnë 3 ekipe të Ligës së parë, dhe marrëveshja e sotshme bën që ky stadium të merr formën ashtu si e meritojnë futbolldashësit tetovar, komfor standardeve evropiane”.

Lajme të ngjashme

Back to top button