Verushevski dërgohet për të rrëfyer në Prokurori krimin e organizuar

Ish drejtori i DSK, Zoran Verushevski, sot është dërguar në Prokurori për t`u rrëfyer për krimin e organizuar.

Kjo është hera e dytë që Verushevski dërgohet për rrëfim, pasi që paraprakisht u dërgua para prokurorit, ku edhe iu shtua paraburgimi. Atëherë Verushevski ka reaguar se nuk bashkëpunon me shërbimet e huaja, se personat për të cilat akuzohet se ka kontaktuar, nuk iu janë përmendur emrat dhe adresat, se iu janë konfiskuar kompjuterët, dhe ka dyshuar se i kanë imponuar dëshmi.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button