Policia e Tetovës arrestoi një të burgosur të ikur nga burgu

Policia e Tetovës dje e arrestoi SH.SH. (39) nga Nerashti, i cili paraprakisht kishte ikur nga SHNK “Shtip” njëzetë minuta pas kryerjes së vjedhjes ndaj një qytetareje të Tetovës 65 vjeçare, informoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski. Sipas të dhënave të tij, i burgosuri ishte arrestuar dje rreth orës 10:00 në rrugën “133” në Tetovë pasi e kishte kryer vjedhje të një telefoni celular nga një tetovare e moshuar. Pas përfundimit të të gjitha procedurave Sh.Sh. është kthyer në SHNK “Shtip”.

Lajme të ngjashme

Back to top button