Konferenca për territorin, Rama: Jemi në gjendje të jashtëzakonshme. Sot fillon ndryshimi

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama  në hapje të konferencës “Shqipëria e gjeneratës së re” tha se vendi sot është në kushtet e një emergjence kombëtare, ndaj dhe ne do ta trajtojmë situatën si një gjendje të jashtëzakonshme.

“Ne sot jemi në kushtet e një emergjence kombëtare. Ne jemi të vendosur që gjendjen ta trajtojmë si një gjendje të jashtëzakonshme, dhe ta trajtojmë me të gjitha mjetet e gjendjes së jashtëzakonshme.”- tha Rama në fjalën e tij.

Prej kohësh, theksoi kryesocialisti, kemi konstatuar që modeli i ndjekur në të gjithë këto vite ka shterruar, duke hapur plagë të mëdha në territorin e vendit, në jetën sociale dhe ekonominë e vendit.

Sfidat tona, shtoi ai,  janë të shumta, por në fokusin e këtij debati do të jetë, territori dhe ekonomia.

“Ne besojmë që deri më sot vendi ka rënë viktimë e një zhvillimi kaotik, pafuqie për të implememtuar edhe çka ka mundur të planifikojë, apo çka ka mundur të ligjërojë.”- theksoi kreu i PS-së.

Nga sot ne hyjmë në një rrugë tjetër, në rrugën e asaj alternative që ne kemi propozuar dhe jemi votuar masivisht nga shqiptarët. Për një ndryshim, që për nga nevoja e brendshme, është e krahasuar vetëm me ndryshimin e vitit 1992, përfundoi Rama./ Panorama

Lajme të ngjashme

Back to top button