fbpx

PDSH, shpërthen para bombave të Zaevit, akuzon LSDM për shpifje

Partia Demokratike Shqiptare reagon ndaj prononcimit të liderit të opozitës Zoran Zaev në Top Channel.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) sot kërkoi që Ministria e Punëve të Jashtme t’i kërkojë falje qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë, pas intervistës së djeshme televizive të liderit të opozitës Zoran Zaev.

Sipas deputetit të PDSH­-së, Bekim Fazliu, dje në një televizion shqiptar, kryetari i LSDM­së, Zoran Zaev, trashëgimtari politik i ish presidentëve Kiro Gligorov dhe Branko Cërvenkovski, siç tha, si një mashtrues politik tregoi një urrejtje të madhe kundrejt shqiptarëve jo vetëm në Maqedoni por edhe në Shqipëri dhe në Kosovë.

Fazliu, tha se Zaevi siç tentoi që ta nxijë opozitën shqiptare në Maqedoni PDSH-në, pa asnjë lloj argumenti, të njëjtën e bëri edhe me liderët në Shqipëri dhe në Kosovë, duke i ngjitur kualifikime tendencioze politike me qëllim të qartë që të vërë në hipotekë të gjithë elitën politike shqiptare shtetërore. Sipas tij , Zaev ka falsifikuar dhe ka mashtruar, montuar dhe fantazuar dhe duhet të mbajë duart e tij larg nga shqiptarët. PDSH-­ja, tha Fazliu, kërkon nga Zoran Zaev pas këtyre, siç tha, veprimeve mashtruese dhe keqdashëse që t’i drejtohet ose institucioneve gjyqësore ose atyre shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Back to top button