Chelsea dhe Reali këmbejnë futbollistë

Chelsea është i interesuar për mbrojtësin e Real Madridit, Raphale Varane, ndërsa Reali për mbrojtësin e Chelseat, Branislav Ivanoviç.

Jose Mourinho e njeh shumë mirë mbrojtësin francez gjatë kohës sa ishte në Real dhe është gati që për shërbimet e tij të ofrojë 55 milionë euro.

Ndërsa në anën tjetër Reali është duke u interesuar për mbrojtësin serb, Ivanoviç, i cili ka edhe dy vite kontratë me londinezët.

Për Varane po ashtu është duke u interesuar edhe Manchester United, ndërsa për Ivanovicin PSG.

Lajme të ngjashme

Back to top button