Interes i madh medial për “bombën” e 8 të Zaevit

Mbi 120 gazetar, kameraman dhe fotograf janë akredituar për të ndjekur “bombën” e 8 të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev që do të mbahet sonte ë sallën universale në Shkup.

Në këtë ngjarje që do të mbahet në orën 19 është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e ambasadorëve të huaj. Interes të madh për akreditim ka shprehur edhe sektori jo qeveritar.

Organizatorët informojnë se në sallë do të mund të futen rreth 2.000 njerëz aq sa ka ulëse, ndërsa për të gjithë ata q nuk do të mund të futen në sallë, jashtë do të vendosen video transmetues nga ku mund të ndiqet konferenca për shtyp e Zaevit.

Lajme të ngjashme

Back to top button