“CIVIL”: Fjalori fyes ndaj romëve i papranueshëm

“Fjalori fyes dhe marrëdhënia brutale ndaj romëve që kuptohet nga audio incizimet e ministres s punëve të brendshme, Gordana Jankullovska është e papranueshëm dhe meriton dënim. Njëkohësisht kjo është edhe një vërtetim  i raportit monitorues zgjedhor të organizatës CIVIL”, thuhet në raportin e kësaj organizate.

Sipas “CIVIL”, fyerja, margjinalizimi dhe blerja e  votave të romëve është jo morale dhe praktikë jo ligjore e qeverisë, për të cilën morëm dëshmi plotësuese nga bisedat e përgjuara.

CIVIL përkrah kërkesën për tu kërkuar falje publike romëve nga qeveria që bëri shoqata “Romano Avazi”

Lajme të ngjashme

Back to top button