Recension: Çfarë biznesi ka pasur Zaevi me djalin e Verushevskit? (video)

Ky është edhe një tekst me të cilin shtrembërohet e vërteta dhe spinohet me qëllim që të diskreditohet lideri i LSDM-së. I gjithë teksti rreth këtyre çështjeve është nxjerrë nga konteksti, e gjithë kësaj i ngjiten edhe argumente të pakonfirmuara, ose spekulime me çka teksti më tepër tingëllon si aktpadi se sa si produkt gazetaresk. Poashtu, të gjitha këto gjëra për porositë e deshifruara janë në domenin e spekulimit. Për dallim nga shiritat me bisedat telefonike, të cilat opozita i publikon në tërësi, dhe të cilat të gjithë i dëgjuam, këto porosi, duek e pasur parasysh natyrën e tyre joaudio dhe jovizuale, nuk mund t’i shohim/dëgjojmë në mënyrë e cila do të na bindë se janë të vërteta dhe autentike.

zaev poraki

Linku deri te artikulli origjinal: Çfarë biznesi ka pasur Zaevi me djalin e Verushevskit? (video)

Data dhe koha e publikimit: 03.03.2015, 09:03

Data e recensionit: 03.03.2015

Recensues: Владо Ѓорчев

 

I NXJERRË NGA KONTEKSTI

Teksti bazohet në elemente që janë pjesë e procedurës dëshmuese. Si janë gjetur ato atëherë te kjo medie? Në artikull nuk ka asnjë fjalë për atë se prej ku janë marrë ato, qoftë kjo të ishte shkruar edhe në atë formë që do të mbrohej burimi. Si atëherë t’i besojmë gjithë kësaj kur nuk ka asnjë shenjë të prejardhjes së informatave? Se bëhet fjalë për tekst me prejardhje të dyshimtë tregon edhe fakti se nga procedura dëshmuese vazhdimisht rrjedhin dëshmi (shiriti nga kabineti i i Gruevskit, porositë e shifruara), e madje edhe dëshmitë e vjetra (shiriti i Ljubes), e askush nuk ndërmerr masa për ta penguar këtë.

Një artikull profesional duhet t’i analizojë në mënyrë kritike këto “dëshmi”, për shkak se ka mundësi që ato të mos jenë të vërteta.

Prandaj, i gjithë ky tregim është i dyshimtë prë shkak se nuk është respektuar rregulla themelore e gazetarisë – të ketë burim se prej ku vijnë elementet e tregimit.

Edhe pse disa herë u përpoq të manipulojë, Zaevi, konfirmoi se porositë e shifruara janë pjesë e komunikimit ndërmjet djalit dhe gruas së Zoran Verushevskit. Megjithatë, lideri i LSDM-së nuk u pyet, kështu që publiku mbeti pa përgjigje – pse familja e Verushevskit komunikon me porosi të shifruara nëse nuk bën asgjë që është në kundërshtim me ligjin.

Këtu është shfrytëzuar një spin që dallohet lehtë. Zaevi në bisedë, e poashtu edhe në pjesën e inçizimit që e ka publikuar kjo medie, nuk thotë se porositë e shifruara janë pjesë e komunikimit. Ai vetëm e vërteton se i ka blerë kompjuter djalit të Zoran Verushevskit, për shkak se ka dashur t’i ndihmojë familjes e cila ka marrë guximin që ta zbulojë kriminalitetin e pushtetit.

Poashtu, Zaevi thotë se ka pasur qëllim që t’i blejë edhe veturë për të njëjtat arsye, mirëpo, poashtu, kjo nuk do të thotë se kjo ka të bëjë me ndonjë shërbim për punën e bërë, siç thuhet në tekst. Ku, përndryshe, në tekst ka dëshmi për kundërshërbimin e kryer, i cili është dashur të materializohet me veturë?

Në tekst, përveç kësaj, qëllimisht është evituar pjesa e bisedës, ku Zaevi thotë se ato porosi të pretenduara të familjes Verushevski ai nuk i ka parë personalisht, por se për to ka dëgjuar në televizion.

Ky është një kontribut, ku paturpësisht spinohet një deklaratë e caktuar. Në tekst, qëllimisht nuk janë futur disa pjesë të deklaratës që do të ofronin një kontekst krejtësisht tjetër sikur të ishin prezantuar. Prandaj, mund vetëm të konstatohet se ky tekst ka një qëllim, e ai është që me çdo çmim ta diskreditojë liderin e LSDM-së.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button