Parlamenti Evropian do të debatojë në sesionin plenar për rezolutën e Maqedonisë

Parlamenti Evropian në sesionin plenar në Strasburg do të debatojë për rezolutën për përparimin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2014, lajmëron korrespondenti i MIA­s nga Strasburgu.

Në rezolutën e hartuar nga raportuesi për Maqedoninë, euro deputeti slloven Ivo Vajgëll (grupi liberal) edhe njëherë kërkohet nga Këshilli i Bashkimit Evropian të marrë vendim për fillim të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë. Kjo është porosia kryesore në projekt­rezolutën, e cila duhet të miratohet në votimin e nesërm në Strasburg, ndërsa veç më kaloi në Komisionin për punë të jashtme. Në rezolutë qartë thuhet se Këshilli i BE­-së, për shkak të problemit të jashtëm me Greqinë rreth emrit, e ndalon vendin të përparojë në procesin e anëtarësimit.

Deputetët konsiderojnë se problemi me emrin nuk duhet ta pengojë hapjen e negociatave, por të zgjidhet para fundit të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE. Ato sërish këshillojnë që historia të shpjegohet sipas fakteve, ndërsa jo ideologjia dhe këshillohet krijimi i komisioneve të përbashkëta të ekspertëve me vendet fqinje përkushtuar historisë dhe arsimit. Euro deputetët konsiderojnë se në raportin më të ri për Maqedoninë ishin theksuar frustrimet rritëse të mendimit publik të Maqedonisë për shkak të qorrsokakut në të cilin gjendet eurointegrimi i vendit dhe rreziqet të cilat dalin nga ajo për tensione të vendit.

Kjo mund të rëndojë në stabilitetin rajonal, por edhe ta zvogëlojë kredibilitetin e Unionit dhe të përfundojë me mbetjen prapa të normave demokratike të vendit. Ashtu edhe siç mund të pritej në rezolutë kanë hyrë edhe ngjarjet e fundit me aferën “Puç” përgjimet dhe kriza më e re e përgjithshme politike. PE është e shqetësuar për klimën vendore të polarizuar dhe konsideron se është nën kompetencë si të Qeverisë ashtu edhe të opozitës të kujdesen për bashkëpunimin e përhershëm politik. Qeveria ta respektojë rolin e parlamentit, të sigurojë vëllim të mjaftueshëm dhe kohë për konsultime (para se gjithash për ndryshimet kushtetuese) dhe të mundësojë kontroll të tërësishëm të pavarur parlamentar.

“Kompromiset janë nga kuptimi fundamentalist për funksionimin e demokracisë. Bojkoti post zgjedhor është problem i cili duhet të zgjidhet në frymën e përgjegjësisë së ndarë mes Qeverisë dhe opozitës”, qëndron në projekt­rezolutën me kërkesë në fund shefja e diplomacisë së BE-­së Federika Mogerini të ndërmjetësojë në marrëveshjen mes partive.

Lajme të ngjashme

Back to top button