Di Caprio dhe Rihanna me një projekt së bashku

Ende nuk dihet nëse ata janë lidhur apo jo, por fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale dëshmojne se një romancë ekziston mes Di Caprios dhe Rihannas. Duket se të dy do të hedhin një hap më tej, duke bashkëpunuar në një film së bashku.

Këngëtarja mendohet se së shpejti do të interpretojë në një film së bashku me Leonardo Di Caprion, aktorin me të cilin mendohet se ka një lidhje intime.

Është Leo ai që i ka dhënë mundësinë këngëtares së famshme për të qenë pjesë e filmit të tij të ardhshëm ‘The Crowded Room’. 40-vjeçari do të luajë rolin e kriminelit skizofrenik Billy Milligan në këtë film dhe 27-vjeçarja mendohet se do të marrë rolin e njërës prej viktimave të tij.

“Leo po punon intensivisht për projektin e tij të ri dhe mendon se Rihanna do të ishte e përshtatshme për filmin. Leo ka sugjeruar rolin e njërës prej viktimave, por ka shumë role të tjera që Rihanna mund të interpretojë”, ka thënë një burim për ‘Daily Mirror’. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button