BMW Z5 vjen para vitit 2020

BMW ka njoftuar se para vitit 2020 do ta lansojë pasardhësin e modelit të njohur BMW Z4.

Duke folur për “Automotive”, shefi i BMW-së Klaus Frohlich ka shprehur dëshirën për të krijuar një model të ri brenda pesë vjetëve për ta zëvendësuar Z4-shin.

Shefi i kompanisë tha se BMW po mendon për modelin Z5 për shkak të shitjeve të dobëta të modelit të njohur me dy ulëse.

“Nëse shohim shitjet… duhet të kuptojmë se tregu po zvogëlohet. Makinat e tilla nuk janë të famshme në tregjet më të mëdha në botë”, ka thënë ai. “Do të doja ta shihja pasardhësin e modelit Z4 në këtë dekadë”.

Pasardhësi i Z4-shit në Evropë vitin e fundit është shitur në vetëm 5 mijë e 300 njësi.

Sipas raportimeve të fundit, BMW ka arritur ta konstruktojë modelin e ri. Spekulohet se kjo makinë do të ketë pjesë të dizajnit të modelev i3 dhe i8.

Nëse këto raportime konfirmohen, BMW Z5 do të lansohet në vitin 2017.

Lajme të ngjashme

Back to top button