Mancini thotë se Toure do të jetë i Interit

Mancini ka deklaruar se Yaya Toure do të transferohej vetëm te Interi në Itali.

Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka deklaruar se Yaya Toure do të transferohej vetëm te Interi në Itali.

Toure ka edhe dy vite kontratë me Manchester Cityn, por media të ndryshme shkruajnë se ai mund të largohet nga Anglia në fund të këtij edicioni.

“Nëse Yaya Toure vjen në Itali, atëherë ai do t’i bashkohej vetëm Interit”, tha Mancini për Gazzetta TV.

Mancini po ashtu tha se ai gjatë janarit ka tentuar ta transferoj edhe mbrojtësin e Fiorentinas, Micah Richards.

Lajme të ngjashme

Back to top button