Obama dhe Tusk – thirrje për unitet lidhur me Ukrainën

Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, kanë bërë thirrje për unitet lidhur me Ukrainën dhe kanë diskututar për sfidat e sigurisë në Evropë, përfshirë terrorizmin.

Obama e ka lavdëruar kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin francez, Francois Hollande, për punën e tyre në krijimin e procesit të armëpushimit në Minsk, raporrton agjencia DPA nga Uashingtoni.

“Por, ne po ashtu e dimë nga përvoja e vitit të kaluar se derisa të mos ketë monitorim dhe implementim të fuqishëm, atëherë këto marrëveshje do të jenë të pakuptimta”, tha mbrëmë vonë presidenti Obama në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë lëvizur së bashku për sanksione kundër Moskës, për intervenimin e saj në Ukrainë, por zoti Tusk, në një intervistë për Nju Jork Tajmsin, më herët, tha se BE-ja nuk ishte ende e gatshme për një rund të ri të sanksioneve më të ashpra kundër Rusisë./Rel/

Lajme të ngjashme

Back to top button