fbpx

Humbin jetën 8 sportist në aksident helikopteri

Një aksidenti i tmerrshëm ka ndodhur në Argjentinë ku kanë humbur jetën 8 sportistë francezë nga përplasja e dy helikopterëve, e përveç këtyre kanë vdekur edhe dy persona tjerë. Aksidenti ka ndodhur në veriperëndim të Argjentinës.

Në mesin e sportistëve, që sipas medieve të huaja kanë qenë të gjithë të njohur, ka qenë edhe Florence Arthaud, kampione në garat me vela, notarja fituese e medaljes së artë në Olimpiadën e 2012, Camille Muffat, si dhe boksieri 28-vjeçar, Alexis Vastine, transmeton TCH.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë xhirimeve të një “reality show” francez, ku pjesëmarrës ishin kryesisht sportistë, një prej tyre ishte edhe ish-lojtari i kombëtares së futbollit të Francës, Sylvain Wiltord, i cili fatmirësisht nuk ishte në bordin e dy helikopterëve.

Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë ajrorë janë ende të paqarta, ndërsa zyrtarët kanë thënë se kushtet e motit në zonën malore ku ndodhi ngjarja ishin të mira.

Lajme të ngjashme

Back to top button