Lidhja Studentore – “DECA” hapëron drejt misionit

Lidhja Studentore pranë Universitetit ‘’Shën Qirili dhe Metodij’’ – ‘’DECA’’ organizoi seminar treditor në Mavrovë prej 6-8 Mars 2015.

Seminari u organizua nën moton ‘’DECA is not a number is a Miss10n’’, ku në të morën pjesë studentët më të dalluar të të gjitha fakulteteve pranë UKIM-it.

Objektivat dhe qëllimet e seminarit ishin njohja dhe afrimi i studentëve mes tyre si dhe ngritja e aftësive debatuese, komunikuese e intelektuale të të njëjtëve. Ligjërues në këtë seminar të ‘’DECA’’-s ishin: gazetari Nazim Rashidi, prof.Gadaf Rexhepi si dhe prof.Dr Stevo Pendarovski.

Gazetari Nazim Rashidi në ligjëratë me temë: “Mediat krijojnë politikë e politika krijon media’’ mes të tjerave theksoi : ‘’Për fat të keq tek ne në Maqedoni në vend që mediumet të krijojnë politikë, politika po krijon media, kjo për faktin se ne tek në Maqedoni ka pasur rast ku pronar të mediave , njëkohësisht të jenë edhe deputet por edhe njerëz të afërt me pushtetin’’.

Prof.Dr Stevo Pendarovski në ligjëratën ‘’Roli i të rinjve në krijimin e politikave’’, ndër të tjera tha:

“…sado që të jenë të fuqishëm studentët, studentët nuk munden ti zgjedhin problemet e tyre pa përkrahjen e institucioneve dhe për at duhet që studentët të bashkëpunojnë sa më ngushtë me institucionet e vendit edhe pse kjo tani për tani është e pamundshme’’, poashtu ai i apeloi rinisë që ‘’…pavarësisht gjendjes së tyre ekonomike, pavarësisht mungesës së perspektivës në këtë vend, nëqoftëse kanë sadopak kushte elementare për jetë të mos e lëshojnë vendin e tyre, se jeta nuk është vetëm para, por ajo ngërthen në vete shumë më shumë se aq’’.

Ligjërues i tretë në seminarin e ‘’DECA’’-s prof.Gadaf Rexhepi në ligjëratën: “ Komunikimi verbal i menaxherëve’’ potencoi: ‘’Të bësh më të mirën për vete do të bësh më të mirën për shoqërinë si dhe i’u bërë apel të pranishmëve që pavarësisht ku janë të krijojnë atmosferë pozitive’’.

Lidhja studentore pranë UKIM -‘’DECA’’ falënderon gjithë sponsorët që mundësuan realizim e këtij seminari dhe ngel me shpresë që bashkëpunimi i ‘’DECA’’-s me to do vazhdon edhe më tutje.

Sektori për Media pranë Lidhjes studentore – ‘’DECA’’ .

Lajme të ngjashme

Back to top button