Xhaferi demanton: Keq interpretohet deklarata ime, fola vetëm për bisedën time

Zëvendës kryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi demanton dhe njëkohësisht sqaron se disa medium kanë keqinterpretuar deklaratën e tij lidhur me përgjimet.

Musa Xhaferi sqaron se në pyetjen rreth autenticitetit të bisedave që u prezantua si bisedë e tij.

“Nuk është me rëndësi biseda ose autenticiteti i bisedave, se është e rëndësishme se prej nga janë ata biseda dhe kush i ka nxjerr ato, I ka keqpërdor nëse mund të them për këtë rast”, thotë Musa Xhaferi.

Musa Xhaferi thotë se fletë vetëm për incizimin për të cilin thuhet se është i tij dhe as se si për incizimet tjera që I ka publikuar opozita.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button