PDK nuk i bindet komunës së Isa Mustafës

Partia e kryeministri Hashim Thaçi, PDK, nuk është duke iu bindur vendimeve të komunës së Prishtinës e cila udhëhiqet nga lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Të premten komuna e Prishtinës ka rrezuar garazhet e nderuar në oborrin e selisë qendrore të PDK-së në Prishtinë, mirëpo këto garazhe serish janë rindërtuar serish gjatë ditëve të vikendi.

Fotot e bëra sot nga ORAinfo tregojnë se garazhet e rrënuara të premten janë rindërtuar gjatë ditëve të vikendit, në kohën kur komuna është në pushim.

E për rindërtimin e këtyre garazheve ka reaguar komuna e Prishtinës.

Asdren Osaj, zëdhënës i komunës së Prishtinës, ka thënë për ORAinfo se ato garazhe nuk kanë lejë ndërtimi dhe nuk mund të pajisen me leje ndërtimi sepse ajo pronë është pronë publike.

Lajme të ngjashme

Back to top button