Inzaghit po i numërohen ditët, gati zëvendësuesi

Pippo Inzaghi po kalon orët e fundit si trajner i Milanit. Sipas raporteve që vijnë nga Italia, Adriano Galliani ka përgatitur planin për trajnerin e ri, dhe po pret vetëm miratimin e Silvio Berlusconit.
Ish lojtari i njohur Cristian Brocchi, pritet të zëvendësojë Inzaghin.

Brocchi aktualisht është trajner i të rinjve të Milanit, dhe pritet t’i besohet drejtimi i skuadrës së parë, së paku deri në fund të sezonit.
Arsyeja e shkarkimit të Pippo Inzaghit, janë rezultatet e dobëta të Milanit, ndërsa xhiron e fundit barazoi në San Siro me Veronan 2:2.

Në anën tjetër, Brocchi si futbollist, është njohur për temperamentin e tij të nxehtë, dhe nuk kanë qenë të rralla momentet kur është kacafytur me lojtarë të tjerë, dhe ndëshkuar me të kuq.

Lajme të ngjashme

Back to top button