Greqi, Kamenos kërcënon Gjermaninë me xhihadistët

“Nëse Europa na braktis në mes të krizës, atëherë ajo do të përballet me një lumë emigrantësh ekonomikë, dhe më e keqja për Berlinin është se mes miliona refugjatëve ekonomikë mund të fshihen edhe xhihadistët e ISIS-it”.

Kjo është deklarata e ministrit grek të mbrojtjes, Panos Kamenos, një kërcënim i pastër për Gjermaninë dhe i lëshuar pak para vendimit të Eurogrupit mbi reformat e propozuara nga Athina për të marrë huanë e radhës prej ndërkombëtarëve.

“Nëse na lenë që të biem, atëherë do të bëhet shpërndarje dokumentesh të rregullta për të gjithë emigrantët këtu. Do u japim dokumente të rregullta për të udhëtuar në Europë dhe në zonën Schengen, e kështu një det me njerëz mund të udhëtojë drejt Berlinit pa asnjë problem dhe nuk do të jetë faji i Greqisë që mes këtij deti emigrantësh të fshihen edhe terroristë të ISIS-it”, deklaroi Panos Kamenos.

Kamenos shihet si një udhëheqës populist i ekstremit të djathtë që ndodhet në një simbiozë të diktuar nga kriza financiare dhe ekonomike me radikalët e majtë të Tsipras. Ai mban detyrën e Ministrit të Mbrojtjes, një dikaster që pavarësisht krizës ka njohur shumë pak shkurtime pasi sot Greqia ka një flotë luftarake ajore dy herë më të madhe se Franca, Italia apo vetë Gjermania.

/ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button