7 sekrete për një takim të parë fantastik

Të dalësh në takim me dikë nuk është pjesë e fizikës kuantike, por ngjan si e tillë nëse merret parasysh koha dhe përpjekja që shkencëtarët (dhe sidomos personat single) harxhojnë duke u marrë me të. Në një studim të fundit, kërkuesit e Universitetit të Stanford-it vëzhguan gati 1000 çifte në takime të shpejta 4-minutëshe për të gjetur cilët faktorë përcaktojnë nëse mes një çifti ka një shkëndijë apo një “iiii”. Ata regjistruan bisdedat, u kërkuan pjesëmarrësve të plotësonin një pyetësor rreth përshtypjeve për çdo kandidat dhe pastaj shqyrtuan të dhënat. Ato që zbuluan do ju mahnisin.

Ti zakonisht je më e vështirë sesa ai. Ky është një zbulim që do të pëlqejë: Pushteti është (kreysisht) në duart e tua. “Femrat janë më selektive sesa meshkujt kur vjen puna te takimet”, thotë autori i studimit Dr. Dan McFarland, sociolog në Stanford. Vajzat shkojnë më rrallë se meshkujt në takimin e dytë. Kështu që ndjehu më e qetë tani që e di që është më shumë në dorën tënde nëse do ta shohësh prapë atë dhe jo e anasjellta.

Ti duhet të luash rolin e protagonistes. Duhet ta dini që funksionojnë ato çifte ku gratë flasin për veten dhe meshkujt e mbështesin këtë duke folur për gratë. Kështu që mos u shqetëso që po e drejton ti bisedën. “Bisedat ecin më mirë kur femrat përdorin më shumë “unë” dhe “mua” dhe meshkujt thonë më shpesh “ti”,” thotë McFarland.

Nëse ndryshon intonacion, ai mendon që ke rënë brenda. Po të flasësh shpejt dhe po të ndryshosh tonin e zërit gjatë bisedës merret si shfaqje e ndjenjave. “Kjo tregon emocion”, thotë McFarland. Një e folur e ngadaltë, monotone gjatë studimit, shoqërohej me një ndjesi largësie dhe sikleti. Mbajeni parasysh, sipas mesazhit që doni të jepni.

Pyetjet vrasin. Kjo që do ju themi mund t’ju duket pak e çuditshme në fillim. Nëse i bën pyetje dikujt, mendon që në këtë mënyrë shfaq interes ndaj tij, por në fakt, studimi ka treguar që kur bëhen shumë pyetje, çiftet ndihen të largëta. Sipas McFarland pyetje-përgjigjet e tipit “nga je?”,  “çfarë hobesh ke?” tregojnë që ka një hendek të cilin personat përpiqen ta mbushin duke qenë që biseda nuk rrjedh natyrshëm.

Zgjidhi me kujdes fjalët. Këto mbushëset parazite: “domethënë”, “pra”, “kështu”, “e ke parasysh” tregojnë mungesë pasioni. Në anën tjetër, “më kupton?” apo “ajo që dua të them” kur tregon një histori (gjuhëtarët thonë që këto fraza e sjellin vëmendjen te vetja) e tërheqin partnerin te ajo që po thua dhe ju ndihmojnë të dyve të sintonizoheni.

Nja dy shënime nga studiuesit që duhet t’i kesh parasysh:

Është shenjë e mirë nëse ai të ndërpret. Femrat ishin më të dhëna pas meshkujve që ndërhynin në mes të historisë, jo për ta kaluar bisedën te vetja, por për të plotësuar ose për të rënë dakord. “Të bën të ndihesh sikur keni kimi sepse afroheni duke e treguar historinë bashkarisht,” thotë McFarland. Është mënyra e tij për të ndërtuar një raport dhe tregon që po dëgjon dhe është i interesuar për ty.

Do të ngjisë më shumë një djalë empatik. Kur i flet për veten, kushtoju rëndësi reagimeve të tij. Studimi ka nxjerrë që meshkujt që bënin ndërhyrje mbështetëse për diçka të mirë në jetën e vajzës të tipit “shkëlqyeshëm”, “fantastike”, “sa mirë!” dhe simpati për një situatë të rëndë  “Oh jo,” “e çuditshme,” “sa kot” morën më shumë pikë nga vajzat.  Dhe, siç duhet të jetë, empatia është një nga ndjenjat që tregon që ai është gati për një takim tjetër.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button