Shtatorja e Rugoves si ajo e Enver Hoxhes?

Nënkryetari i Komunës se Prishtinës, Avdullah Hoti, përmes Facebook ka publikue fotografinë e permendores qe pritet me u vendosë në sheshin karshi Kuvendit në Prishtinë.

“Përmasat dhe realizimi i shtatores janë impresionuese. Jam i sigurte se të gjithë, në veçanti ata që e kanë njoft Presidentin Rugova, do të mahniten me madhështinë e kësaj shtatoreje…”, ka shkrue Hoti në Facebook.

Komentet e para te shtatores janë se keshtu si shihet në fotografine e Hotit, kjo shtatore i gjason fatkeqesisht shumë asaj te diktatorit Enver Hoxha, shëmbja e se cilës ishte simboli i shëmbjes se komunizmit në Shqipni.

Shtatorja e parapamë e ish presidentit Ibrahim Rugova, pesoi disa versione deri sot dhe te gjitha ishin te papëlqyeme nga autoritetët e komunës së Prishtinës. (Rrokum tv) 

Lajme të ngjashme

Back to top button