Xhaferri në një vijë me Gruevskin: Nuk ka rëndësi përmbajtja, por ku janë marr bisedat

Zëvendës kryeministri Musa Xhaferri nuk e pranoi, por as nuk e mohoi autenticitetin e bisedës telefonike të publikuar kohë më parë nga opozita në të cilën ai dëgjohet duke biseduar me shefin e drejtorisë së kundërzbulimit, Sasho Mijallkov. Për Xhaferin nuk kanë rëndësi bisedat e publikuara nga opozita dhe as autenticiteti i tyre, por fakti se si janë marr dhe kush i publikon, transmeton Alsat M.

“Përgjigja ime është se nuk është me rëndësi biseda ose autorësia e bisedës sa është me rëndësi se nga janë ato biseda dhe kush i ka nxjerrë ato, i ka abuzuar nëse mund të them në këtë rast”, deklaroi Musa Xhaferri, zëvendëskryeministri.

Ai këto komente i bëri në pyetjet e gazetarëve gjatë një konference në të cilën prezantoi përmbajtjen e kongresit tematik që është caktuar për me 28 dhe29 mars në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button