fbpx

“Solidariteti” : Pushteti gratë i konsideron shtëpiake dhe “prodhuese”

Pa barazi të plotë gjinore nuk ka as demokraci e as drejtësi sociale- kjo është porosia që e dërgon lëvizja majtiste “Solidariteti” me rastin e 8 Marsit, Ditës ndërkombëtare të gruas.

-Shoqëria jonë edhe më tej është peng i mekanizmave tradicional dhe patriark të të menduarit dhe jetuarit. Ato kanë rol kyç në krijimin e politikave, sjelljen e ligjeve dhe praktikës institucionale, pas kësaj duke gjeneruar padrejtësi të vazhdueshme shoqërore- padrejtësi gjinore, që shkatërron potencialin për progres të shoqërisë sonë, vlerësojnë nga “Solidariteti”.

Prej atje theksojnë se padrejtësia dhe dhuna ndaj grave në Maqedoni është përvojë që ata e përjetojnë për çdo ditë në çdo aspekt të jetës së tyre.

-Pushteti i VMRO DPMNE dhe BDI, viteve të fundit me këmbëngulje miraton politika të reja, kërcënime dhe mban fushata për ri- tradicionalizim të shoqërisë në Maqedoni dhe gratë i konsideron shtëpiake dhe gra që lindin, duke ua marr të drejtën për zgjedhje dhe në mënyrë aktive duke rrënuar integritetin e tyre personale përmes stigmatizimit të lirisë femërore. Ky pushtet kontribuon për padrejtësi edhe më të madhe ndaj grave. Ndryshimet e tyre ligjore drejtpërdrejtë ndikojnë në pabarazinë e të ardhurave si dhe ndaj të së drejtës për shfrytëzimin e pushimit të lindjes- shkruan në njoftimin e “Solidaritetit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button