Klubi “Elita” zgjodhi kryetarin dhe nënkryetarin e saj

Pas dorëheqjes së kryetarit të deritanishëm, Skender Rexhepi-Zejdi, shoqata për Edukim Arsimor dhe Kulturor “Klubi ELITA” zgjodhi kryetarin dhe nënkryetarin e saj.

Për kryetar u zgjodh Qemal KROSI (ekonomist i diplomuar), ndërsa nënkryetar i shoqatës u zgjodh Muhamed DURAKU (absolvent në IBU).

Në fjalën e tij të rastit kryetari i posazgjedhur Qemal Krosi u zotua të vazhdoj rrugën e kryetarit të mëparshëm, si dhe të pasoj aktivitetet e deritanishme të shoqatës dhe të njëjtat t’i begatojë me projekte të reja nga sfera edukativo arsimore dhe shoqërore. Ai poashtu shtoi që në kohën që vjen “Klubi ELITA” do të fokusohet më së shumti në punën me nxënësit dhe studentët për të dyja gjinitë.

Lajme të ngjashme

Back to top button