Eurointegrimet dhe zhvillimi ekonomik, tema që do të shtjellohen në Kongresin e BDI-së

Integrimet Euroatlantike dhe fqinjësinë e mire, Qeverisjen e mirë dhe demokracinë konsensuale, Zhvillimin ekonomik dhe shanse të barabarta janë tre temat që do të shtjellohen në Kongresin tematik të BDI­-së, informoi në konferencën për shtyp zëvendës kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferi.

Në vijim po ua përcjellim në tërësi fjalimin nga pres konferenca.

 

  • Integrimet Euroatlantike dhe fqinjësinë e mire
  • Qeverisjen e mirë dhe demokracinë konsensuale
  • Zhvillimin ekonomik dhe shanse të barabarta

 

Tashme jeni te njoftuar rreth përmbajtjes se panelit qe do te trajton integrimet Euroatlantike dhe marrëdhëniet e mira ndër fqinjësore, ndërsa sot do t’ju orientojmë rreth temave qe trajtojnë qeverisjen e mirë dhe demokracia konsensuale, siç janë të arriturat, gjegjësisht, sa ndihmojë në stabilizimin dhe demokratizimin e vendit Marrëveshja e Ohrit. Kjo marrëveshje, përkatësisht, Kushtetuta, siç e quajmë e vitit 2001, sipas të gjitha analizave, është rruga e vetme që ndihmon anëtarësimin në NATO dhe BE. Është konstatimi i yni se ”autorësia” e Kushtetutës së RM­së është e përbashkët me qendrat e vendosjes, siç është Brukseli dhe Uashingtoni. Nga kjo rezulton se ndihmesa, lehtësimi dhe intervenimi në situata adekuate e këtyre dy qendrave është adekuat situatave paraprake që kanë qenë nga viti 2001 deri më sot. Sa i përket qeverisjes së mirë, ne do të insistojmë, do të pretendojmë se Maqedonisë i nevojitet një demokraci konsensuale e kombinuar me parimin e Badenterit, që në theks të veçantë është edhe shpërndarje e drejt dhe e barabartë e financave publike­buxhetit. Ndarja e pushtetit në bazë të parimit të përfaqësimi të drejt dhe adekuat në të gjitha nivelet e shtetit, decentralizim adekuat për rrethanat e Maqedonisë që nënkupton një zhvillim të barabartë territorial dhe dekada e dytë e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Keto tema
    Integrimet Euroatlantike dhe fqinjësinë e mire
    Qeverisjen e mirë dhe demokracinë konsensuale
    Zhvillimin ekonomik dhe shanse të barabarta
    qe i ka BDI ne KONGRES i
    ka sa per sy e faqe per
    ASNJEREN NUK JAN KOMPETENTE

Back to top button