Shtrenjtohet benzina për 2.5, dizeli për gjysmë denarë

Çmimi i benzinit prej sonte rritet për 2,5 denarë, ndërsa i dizelit dhe vajit ekstra i lehtë për amvisëri për gjysmë denarë.

Sipas vendimit të Komisionit rregullator për energjetikë, Eurosuper BS-95 do të shitet nga 67,50 denarë për litër, ndërsa çmimi me pakicë i Eurosuper BS-98 do të jetë 69,50 denarë.

Çmimi me pakicë i Eurodizelit do të jetë 55,50 denarë për litër, ndërsa i Vajit ekstra i lehtë për amvisëri 44 denarë.

Rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit dhe do të jetë 26,9 denarë për kilogram.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në periudhën e kaluar 14-ditore ishte 60,4 dollarë për barel, ndërsa kursi i denarit në krahasim me dollarin 54,7 denarë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button