DW: Deputetët e VMRO-së të shantazhuar

Deputetët vetë duhet ti japin fund kësaj praktike jo-demokratike. Ata duhet të miratojnë një ligj me anë të së cilit do ta shpallin të pavlefshëm kushtëzimin ndaj tyre për të qenë besnik” thotë ish kryetari i Kuvendit, Stojan Andov.

Mëditjet për një shumë të caktuar, nënshkrim për garanci për mëditje dhe dorëheqje në letër të bardhë për tu larguar nga funksioni deputet. Këto janë tre nënshkrime që kushtëzohet “besnikëria” e deputetëve të koalicionit qeveritarë të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, sqaron për DË, deputet i shumicës qeveritare i cili dëshiron të mbetet anonim.

“Un kamë nënshkruar mëditje prej 300 mijë eurove. Këto shumë e vendosi partia. Sipas sqarimit, aq do të kushtonin harxhimet e VMRO-DPMNE-së të investuara gjatë kampanjës time zgjedhore. Nuk te japin kohë që të mendosh nëse të nënshkruash apo jo. Të paraqiten, të ftojnë të shkosh në partinë në një kohë të caktuar, ose në momentin e fundit. Më thanë që të shkoj në orën 23, para skadimit të afatit për dorëzimin e listave zgjedhore. Nëse nuk nënshkruan atëherë kjo do të thotë që po dorëhiqesh nga fushata”, sqaron deputeti për DW, duke shtuar se të gjitha këto dokumente ruhen në shtabin e partisë.

Në këtë mënyrë, lideri i VMRO-DPMNE-së vite me radhë mban në kthetra deputetët e zgjedhur.

I njëjti princip vlen edhe për këshilltarët e listave zgjedhore në zgjedhjet lokale por me shuma më të vogla.

Nëse deputeti nuk është i dëgjueshëm atëherë partia kërkon kthimin e mëditjes dhe është e obligueshme që menjëherë ti kthejë paratë, në të kundërtën do të ballafaqohet me padi penale.

Lajme të ngjashme

Back to top button