Takime rajonale informative të korpusit të paqes

Korpusi i paqes në Maqedoni informon se që nga data 9 deri më 12 mars dhe me datë 18 mars do të organizojë takime rajonale informative në tërë Maqedoninë.

Që nga fillimi i programit të Korpusit të paqes në Maqedoni në vitin 1996, mbi 500 amerikanë kanë shërbyer si vullnetarë të Korpusit të paqes në vend.  Vullnetarët janë të moshave të ndryshme, duke filluar nga mosha 21 e deri në 80 vjeç,dhe kanë përvojë në lëmi të ndryshme, përfshirë mësimdhënien, punën me të rinjë, si dhe me shoqata qytetare dhe komuna lokale. Momentalisht 90 vullnetarë amerikanë të Korpusit të paqes punojnë dhe jetojnë në 30 bashkësi lokale në Maqedoni.

Ftohen të gjitha familjet, organizatat, dhe institucionet tjera që janë të interesuara të bëhen nikoqirë të vullnetarëve të Korpusit të paqes të marrin pjesë në takimet rajonale informative. Gjatë këtyre takimeve stafi i Korpusit të paqes, vullnetarët dhe organizatat nikoqire do të prezantojnë procesin e aplikimit dhe do të diskutojnë ndikimin pozitiv që vullnetarët e Korpusit të paqes mund të kenë në shkollën apo organizatën tuaj. Takimet informative janë pa pagesë dhe të hapura për publikun.

Ato do të realizohen në datat në vijim:

9  mars  në ora 11:30 – Probishtip

10 mars  në ora 11:30 – Berovë

10 mars  në ora 11:30 – Dibër

11 mars  në ora 11:30 – Vallandovë

11 mars në ora 11:30 – Kërçovë

11 mars në ora 11:30 – Kriva Pallankë

12 mars në ora 11:30 – Manastir

18 mars në ora 11:30 – Shkup

Grupi i ri prej 50 vullnetarëve pritet të arrijë në Maqedoni në shtator të vitit 2015. Pas përfundimit të trajnimit përgatitor prej tre muajsh, këta vullnetarë do të punojnë në shkolla, shoqata qytetare dhe komuna në periudhë prej dy vitesh, duke filluar në dhjetor 2015.  Korpusi i paqes është agjension i qeverisë së SHBA-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button