U nënshkrua marrëveshja për 24 dhjetorin

Komisioni për hulumtimin e ngjarjeve që ndodhën në Kuvendin e RM-së më 24 dhjetor të vitit të kaluar, sot pasdite në Klubin e deputetëve në Shkup unanimisht e nënshkroi raportin ku ka 11 rekomandime dhe 7 përfundime.

“Me kënaqësi, të gjithë ne, unanimisht, e nënshkruam raportin dhe nënshkruam marrëveshje për zbatimin e tij, gjegjësisht Kuvendi t’i implementojë 11 rekomandimet të cilat Komisioni i solli me konsensus. Kuvendi do të duhet me konsensus të vendosë për rekomandimet dhe duhet t’i implementojë ato. Dua të theksoj se liderët politikë i tejkaluan interesat e ngushta partiake dhe bënë një kompromis të domosdoshëm për qytetarët dhe perpsektivën euroatlantike të vendit. Sa i përket kualifikimeve juridike që i përmban raporti, unë si ekspert juridik, absolutisht i përkrah ato”, tha kryetari i Komisionit, Borçe Davitkovski.

Akti i nënshkrimit të marrëveshjes u bë pas dyerve të mbyllura, me gjasë për shkak se partia në pushtet mbeti në qëndrimin se kualifikimet juridike në këtë raport për ta janë “një faculetë prej letre, me të cilën LSDM-ja do ta udhëheqë vallen, duke e festuar fitoren për këtë raport”, siç tha Ilija Dimovski. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button