Nesër, bomba e 8-të në Sallën Universale

Lidhja Socialdemokratike e Maqedonisë nesër do të vazhdojë të shpalos incizime nga përgjimi i bisedimeve të zyrtarëve më të lartë shtetërorë, e që ka të bëjnë me zgjedhjet dhe parregullsitë zgjedhore, kumtuan nga partia.

Sipas shefit të partisë Zoran Zaev, nesër do të shpalosen detaje nga parregullsitë zgjedhore.

Të premten më 6 mars LSDM-ja publikoi vetëm një pjesë të incizimeve që kanë të bëjnë me dy-tre ciklet e fundit të zgjedhjeve.

Nesër shpalosja e incizimeve është paramenduar të bëhet si njëfarë lloji i tribunës, njoftuan nga LSDM-ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button