Grant japonez prej 250 mijë eurosh në tre komuna dhe Klinikën për radiologji

Qeveria e Japonisë do të ndajë grant prej 259.998 eurosh për mbështetje të katër projekteve në komunat Qendra Zhupë, Demir Hisar dhe Veles dhe për Klinikën universitare për radiologji në Shkup. Marrëveshjet për ndarje të grantit do të nënshkruhen sot në Zyrën për lidhje në Shkup të Ambasadës së Japonisë në Vjenë. Me grantin Komuna Zhupë do të fitojë automjet ambulance dhe automjet për vizitë shtëpiake për çka janë të dedikuara 54.710 euro. Për Klinikën universitare për radiologji është paraparë pajisje me aparate mjekësore në vlerë prej 75.519 eurosh. Për projektin për pajisje të njësitit zjarrfikës në komunën Demir Hisar me automjet të ri zjarrfikës me grantin janë ndarë 75.885 euro, ndërsa për projektin për rehabilitim të hapësirave të përbashkëta të tri shkollave në Komunën Veles 53.884 euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button